U zhgënjye në ndeshjen me Realin, Bufon pranë tërheqjes nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 17:53

U zhgënjye në ndeshjen me Realin, Bufon pranë tërheqjes nga futbolli

Ka qenë një e mërkurë e dhimbshme për portierin legjendar të Juventusit dhe Italisë, Bufon. Ai u largua me karton të kuq nga arbitri Oliver pas protestave të shumta për penalltinë kontraverse që u akordua në favor të madrilenëve.
buffon i kuq
Kjo mesa duket ishte ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve për italianin. Në mikrofonet e “Juventus Channel” ai e paralajmëroi diçka të tillë. “ Shpresoj që të kem trasmetuar diçka të mirë. Po më vjen keq që do ti lë këta djem”, deklaroj Xhixhi Bufon. Nodshta kjo është një shenjë e qartë se ai në fund të sezonit do ti jap fund futbollit të luajtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"