U rikthye te Kosova pas 7 vitesh, flet portieri që është aktivizuar me 3 skuadra të Superiores: Ndjenjë shumë e veçantë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:51

U rikthye te Kosova pas 7 vitesh, flet portieri që është aktivizuar me 3 skuadra të Superiores: Ndjenjë shumë e veçantë…

Ish-portieri i Tiranës, Kamzës dhe Kukësi, Ilir Avdyli u rikthye në përfaqësuesen e Kosovës pas një kohe të gjatë. 

FSADF-600x360

33-vjeçari, aktualisht pjesë e Llapit, e ndjen privilegjin e madh për të qenë pjesë e “Dardanëve”, ndërsa e përjetoi ndryshimin e madh që e kishte ekipi gjatë këtyre viteve. 

“Kam qenë i grumbulluar edhe para shtatë vitesh, por atëherë nuk ishim të pranuar në UEFA e FIFA. Tani është ndjenjë tejet e veçantë”, tha Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së. 

Përgatitjet e Kosovës për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë po shfaqin një përkushtim të madh nga lojtarët dhe stafi teknik, duke shpresuar për rezultate pozitive që do të ndikojnë në forcimin e ekipit për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve. 

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të mërkurën në orën 10:45 në Hajvali dhe më pas në orët e pasdites udhëtojnë për në Jerevan. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"