U mund nga Kolumbia në miqësore, trajneri i Spanjës: Kemi shumë punë për të bërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 9:51

U mund nga Kolumbia në miqësore, trajneri i Spanjës: Kemi shumë punë për të bërë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka qenë dukshëm i mërzitur pas humbjes 0-1 në Londër kundër Kolumbisë në testin e parë të marsit. Paraqitja e Spanjës ka lënë për të dëshiruar, me ekipin që ka qenë shumë larg lojërave të fundit gjatë fushatës kualifikuese për “Euro 2024”.

Luis-de-la-Fuente

E vetmja notë pozitive për Spanjën, nëse mund të quhet kështu është debutimi i Kubarsit, 17-vjeçarit të Barcelonës. Duke folur pas takimit De la Fuente është shprehur: “Ka qenë një test i rëndësishëm për ne, por jo fort pozitiv do të thoja. Ka qenë një humbje nga e cila duhet të nxjerrim shumë mësime, sepse nuk kemi luajtur siç duhet. Ndoshta në pjesën e parë jemi shfaqur disi më mirë, por në pjesën e dytë kemi qenë larg pritshmërive. Mendoj se kjo ndeshje na ka treguar se kemi ende shumë punë për të bërë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar”.

Reagimi i Spanjës duhet shpejt sepse të martën e ardhshme në “Bernabeu” bën vizitë Brazili dhe natyrisht që rëndësia e testit është më e madhe, sikurse dhe shkalla e vështirësisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"