“U licencuam se Ministria kuptoi që jemi të deklaruar”, flet Idrizi: Unë do të largohesha nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2019 | 11:22

“U licencuam se Ministria kuptoi që jemi të deklaruar”, flet Idrizi: Unë do të largohesha nëse…

Situata te Flamurtari është në një gjendje kaotike. Kampionati  nis në 24 gusht dhe vlonjatët nuk kanë ende një skuadër dhe nuk kanë bërë fazë përgatitore. Përpos problemeve me skuadrën, Flamurtari ka shumë plagë të rënda, tek financat.

Sinan-Idrizi

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit, ka folur për “Top Chanell”, mbi licencimin dhe si u gjet akordi me Ministrinë e Financave dhe FSHF-në.

Licencimi? “Arritëm marrëveshje me Ministrinë e Financave pasi ata e dinë shumë mirë që jemi e vetmja skuadër që kemi 5 vite që jemi të deklaruar dhe paguajmë një kontratë jo 2-3 apo si të tjerët. U gjet një mirëkuptim me ata dhe federatën e futbollit dhe morëm licensimin”.

Flamurtari? “Mos prisni nga mua të ndërtoj skuadër, unë jam këtu për të ndërtuar një klub. Do të kemi një buxhet me 60% më pak se në vitet e shkuara dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Largimi dhe ligji në sport? “Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që do mblidhnin 5000 leksha për të mbajtur Flamurtarin. Unë do të largohesha nëse s’do të kishte një ligj për financimin në sport. Kemi projekt për të bërë të gjithë qytetin aksioner të klubit, mua më interesojnë ngjyrat e Flamurtarit që është krenaria jonë, ndërkohë që ne nuk kemi qenë jemi dhe nuk do të jemi në të ardhmen.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"