Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:05
U largua nga Kukësi dhe firmosi me Tiranën, futbollisti 23-vjeçar prezantohet me fanellën bardheblu (VIDEO)
Tashmë është zyrtare, ish-futbollisti i Kukësit, Rimal Haxhiu, është veshur bardheblu. Ka qenë klubi i Tiranës, që nëpërmjet një video në faqen zyrtare, ka postuar një video ku shfaqet mesfushori me fanellën e 26 herë kampionëve të Shqipërisë.
Me klubin verilindor 23-vjeçari është aktivizuar në 17 ndeshje në Kategorinë Superiore. Haxhiu është një futbollist që mund të japë kontribut në pozicione të ndryshme në fushë dhe Tirana ka nevojë për një lojtar të tillë, sidomos pas dëmtimit të rëndë të Kristal Abazaj që në ndeshjen e dytë me bardheblutë.
Abazaj pritet të mungojë afro 1 muaj. Me afrimin e Haxhiut, krahu i djathtë duket i kompletuar te kampionët.
PANORAMASPORT.AL
