U lanë jashtë nga Nagelsman, por Uli Hënes nuk dyshon se dy yjet do të mungojnë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 11:59

U lanë jashtë nga Nagelsman, por Uli Hënes nuk dyshon se dy yjet do të mungojnë në Europian

Presidenti i Nderit te Bajerni Uli Hënes është i bindur se Leroi Sane dhe Leon Gorecka do jenë pjesë e listës së Gjermanisë në Kampionatin Europian.

henes

Nuk pritej që Nagelsman të linte jashtë grumbullimit dy yjet e bavarezëve, ndonëse në media 36-vjeçari e ka justifikuar me pretekstin se kërkon të eksperimentojë me lojtarë të rinj në fazën ofensive. Hënes largon çdo hije dyshim për ta:

“Sane dhe Gorecka patjetër që do jenë në ‘Euro 2024’. Luhatjet në sezonin aktual i kanë lënë vend stabiliteti në javët e fundit. Mjafton të shikoni punën e palodhur që Gorecka ka kryer me kthimin në prapavijë, vërtetë për tu duartrokitur, i aftë të realizojë çdo detyrë në favor të ekipit, sikurse aftësitë mbresëlënëse të Sanes në linjat e sulmit”, e mbylli Uli Hënes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"