U diagnostikua me kancer para 15 muajsh, historia prekëse e mbrojtësit: Vajza më pyeti nëse do të vdisja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2022 | 10:26

U diagnostikua me kancer para 15 muajsh, historia prekëse e mbrojtësit: Vajza më pyeti nëse do të vdisja

Sol Bamba nuk është një emër i njohur në botën e sportit, por është një person për tu marrë shembull. Mbrojtësi afrikan ishte diagnostikuar me kancer në vigjilje të Krishtlindjeve në vitin 2020.

b1

U duk se jeta e ti do venitej, por jo pasi ai sot do të luajë kundër skuadrës së Çelsit në kupën FA.

Në një intervistë për mediat angleze, 37 vjeçari tregoi për periudhën e vështirë që kaloi.

“Unë dhe gruaja ime i thamë fëmijëve që kisha kancer dhe do të bëja kimioterapi. Vajza ime që në atë kohë ishte 9 vje erdhi dhe më tha, ‘ A do të vdesësh?”. Kjo më lëndoi shumë, por në një moment mendoja që mund të ndodhte. Nuk dija se farë të thoja. Ata i druheshin më të keqes. Por kur nisa kimioterapinë nuk mendova më. U fokusova që të isha më i fortë.”

Tani lojtari është rikthyer më i fortë se kurrë dhe do të kërkojë që të eliminojë Çelsin nga Kupa FA. Mrekullitë ndodhin nëse ti beson dhe lufton për veten.

b2

b3

b4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"