U aktivizuan titullarë në duelin e Serisë A, zbuloni notat dhe statistikat e dyshes shqiptare Asllani-Ramadani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 21:35

U aktivizuan titullarë në duelin e Serisë A, zbuloni notat dhe statistikat e dyshes shqiptare Asllani-Ramadani

Leçe dhe Interi u përballën së bashku mbrëmjen e sotme në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A që u fitua nga zikaltrit me rezultatin 0-4.  

MixCollage-25-Feb-2024-09-34-PM-5207

Titullarë në këtë përballje speciale, ishin dhe dy mesfushorët e Kombëtares, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.   Mesfushori i Interi u bë protagonist në minutën e 15-të, duke asistuar për golin e parë të shënuar nga Lautaro.  

Asllani qëndroi në fushë 55 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.7, ndërkohë që në krahun tjetër, Ramadani u aktivizua 79 minuta, teksa më pas i la vendin shqiptarit tjetër Medon Berisha.  

sofa asllani ramadani

Për sa i përket statistikave, vlen të theksohet fakti se Asllani nga 43 regjistroi vetëm 2 pasime jo të sakta, teksa krijoi dhe një shan të madh shënimi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"