VIDEO/ U aktivizua titullar në ndeshjen e Bundesligës, mesfushori i Kombëtares lë fushën e lojës i dëmtuar në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 17:35

VIDEO/ U aktivizua titullar në ndeshjen e Bundesligës, mesfushori i Kombëtares lë fushën e lojës i dëmtuar në pjesën e parë

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, u aktivizua titullar me skuadrën e Darmshtad në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të Bundesligës ndaj Këlnit.  

darmshtad

Shqiptari ishte i pafat teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 43-të të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi. Vendin e tij e mori futbollisti Myler.  

DËMTIMI I GJASULËS: VIDEO 

Gjithsesi Gjasula duhet të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin 0-2 falë golave të Klarer dhe Vilhelmson, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, edhe pse situata duket shumë e vështirë, pasi diferenca me Bohumin e vendit të 15-të është 10 pikë, kur kanë ngelur edhe 4 javë nga fundi.  

-900-0-1713623402xbandicam-2024-04-20-16-19-40-312-961

Në duelet e tjera të paradites në Bundesligë, Lajpcig mposhti Heidenheimin me rezultatin 1-2, Hofenheim ia doli në shtëpi ndaj Mynshenglabah me rezultatin 4-3. Në sfidën tjetër Volfsburgu mposhti minimalisht 1-0 Bohumin.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"