U-17: Vllaznia pa rivalë, sërish fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2013 | 14:21

U-17: Vllaznia pa rivalë, sërish fitore

Çinari nderon kuqeblutë
TËRBUNI – VLLAZNIA 0-1
GOLAT: Çinari 80′
TËRBUNI: Alija, Vistarja, Bunga, Troshani, Dani, Gjonaj, Mataj, Hasanaj, Hoxhaj, Kapaklija, Çokaj. Trajner: R.Piraniqi
VLLAZNIA: Harlicaj, Rrustemaj, Tahiraga, Krymi, Hasani (Lushaj 78′), Shkambi, Nikaj, Beci, Çinari, Raboshta (Hepaj 65′), Kopliku (Blinishta 60′). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: E.Hushi, E.Bungu, G.Vogli (Durrës)

Një gol i Çinarit në limitin e ndeshjes i ka dhënë tri pikë të arta Vllaznisë në përballjen kundër Tërbunit. Vendësit e drejtuar nga Rudi Piraniqi kanë zhvilluar një lojë bindëse ndaj kampionëve në fuqi. Rastet nuk kanë munguar, ndërkohë që Tërbuni ka pretenduar edhe për një penallti. Kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, shkodranët kanë shënuar në minutën e 80-të.
Admir Uruçi

Përmbysje e Partizanit
PARTIZANI – DINAMO 2-1
GOLAT: Marku 40′, Qordja 56’/ Muçmata 19′
PARTIZANI: Pinari, Vllacaj, Lila, Zagami, Hoda, Bejtja, Hasa, Bermeta, Vata, Qilimi, Marku. (U aktivizuan: Myslimi, Qordja, Zeneli). Trajner: A.Duro
DINAMO: Xhafaj, Arbana, Jaçe, Mujollari, Bego, Braçaj, Elezi, Arifi, Rada, Muçmata, Basha. (U aktivizuan: Qato, Mersini, Përvataj). Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: E.Bastari, M.Shazivari, R.Shaba (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Lila, Zagami, Marku

Derbi i kryeqytetit i paratërinjve ka folur për Partizanin. Të kuqtë mposhtën 2-1 Dinamon, që arriti të shënonte e para, por pa mundur të ruajë avantazhin. Goli i shënuar nga Muçmata në pjesën e parë është zhvlerësuar nga Marku dhe Qordja. Ky i fundit i dha fitoren Partizanit, ndërkohë që e nisi lojën nga stoli. Kjo është humbja e radhës e Dinamos, e cila po vijon rënien e lirë.
Erjon Hamitaj

Shkëndija T. nuk fal
SHKËNDIJA E TIRANËS – BESA 2-1
GOLAT: Agolli 40′, Ivani 54’/ Deliu 70′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu, Memo, Teqja (Brahimllari 67′), Kalaja, Lila, Mema, Agolli (Biduli 64′), Kadriu (Mekolli 72′), Ivani, Idrizi. Trajner: L.Pinar
BESA: K.Arkaxhiu, Lela (Qerrolla 68′), H.Arkaxhiu, S.Kapidani, Gixho (Shqari 62′), Deliu, A.Kapidani, Muzhaqi (Kullolli 54′), Rrogozhina, Osmani, Kashami. Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: R.Muska, S.Bebja, D.Tomorri (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Mema 37′, Biduli 73′

Shkëndija e Tiranës ka mposhtur në shtëpi Besën, në një ndeshje mjaft të qetë. Goli i shënuar në pjesën e parë ka ardhur pas një goditjeje nga distanca të Bledi Agollit. Fraksioni i dytë ka folur për një lojë në rritje nga vendësit, të cilët kanë dyfishuar shifrat me anë Paolo Ivanit. Në 10 minutat e fundit kavajasit kanë shënuar edhe golin e nderit me anë të Deliut.
Abdulla Dushku

Teuta, OK në shtëpi
TEUTA – LUSHNJA 2-0
GOLAT: Syziu 6′, Bashhysa 73′
TEUTA: Vata, A.Mara, Syziu, Basha, Taullai, Myrtezani, Hoxha (Bashhysa 41′), Bardhi, Myrtollari, Qehajaj (E.Mara 78′), Hyka (Prifti 73′). Trajner: L.Sejdini
LUSHNJA: Hila, Lika (Çela 46′), Pepa, Dervishi, Zaimi, Jonuzi, Gorovelli, Kapxhiu, Zeqo, Shkurti, Hasalla. Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: J.Bega, A.Buzi, A.Konomi (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Shkurti, Zaimi, Gorovelli

Teuta arriti dje një fitore të pastër përballë Lushnjës. Vendësit, falë presionit të madh, arrijnë ta gjejnë golin që në minutën e 6-të me Syziun. Në pjesën e parë janë sërish bregdetarët që dominojnë, por pa mundur ta dyfishojnë rezultatin. Në minutën e 73-të është Bashhysa, që shënon golin e dytë, duke vulosur kështu fitoren e merituar të skuadrës durrsake.
Roland Gjini

Rikthehet Skënderbeu
SKËNDERBEU – ELBASANI 2-1
GOLAT: Stermolli 18′, Vila 25’/ Hoti 35′
SKËNDERBEU: Harti, Hoxhaj, Zyfo, Dajko, Koxhaj, Shabanllari, Gjançi, Kote, Vila, Stermolli, Xheti. (U aktivizuan: Tona, Osmani, Fejzolli). Trajner: B.Vila
ELBASANI: Kalemani, Kasa, Gorica, Suvarja, Beqiri, Bërdufi, Alla, Bodurri, Hoti, Tupi, Topuzi. (U aktivizuan: Veli, Dashi). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: V.Tola, K.Jashollari, A.Doce (Pogradec)

Skënderbeu i është kthyer fitores në kampionat, teksa dje në Korçë ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-1. Ishte një takim që u mbyll që në pjesën e parë. Vendësit kalojnë në avantazh me anë të Stërmollit në minutën 18-të. Vetëm shtatë minuta më pas ata arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Vilës. Pa u mbyllur pjesa e parë, Elbasani shkurton diferencën me Hotin.
Llazi Saro

Tirana, tris me Bylisin
BYLISI – TIRANA 0-3
GOLAT: Doko 27′, Haxhiaj 39′, Mahmutaj 53′
BYLISI: Gjikondaj, Zyka, Ferko, Pashaj, Hasani, Hasimetaj, Anastasi, Mehmetaj, Fejzaj, Malaj, Byzyka. Trajner: T.Byzyka
TIRANA: Gjozaliu, Llogani, Kopaci, Xhepa, Kasneci, Haxhiaj, Doko, Myrtaj, Jogaj (Shalaj 53′), Mahmutaj, Peçi (Dema 60′). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: A.Stefi, T.Kocaj, B.Ferizaj (Fier)
KARTON I VERDHË: Hasimetaj

Tirana ka mposhtur pastër Bylisin në transfertë, duke marrë tri pikë. Edhe pse kanë ndjerë reagimin e skuadrës vendëse, bardheblutë me anë të një loje të kujdesshme kanë arritur që, përveç golave të shënuar, të krijojnë edhe disa raste shënimi. Bylisi, megjithë përpjekjet, nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Për Tiranën shënoi Doko, Haxhiaj dhe Mahmutaj.
Mario Gjika

Dopietë e Liçkollarit
POGRADECI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 2-0
GOLAT: Liçkollari 11′, 26′
POGRADECI: Baci, Yzellari, Berberi, Manellari, Lena, Liçkollari, Hila, Kelo, Laraku, Hidri, Balli. Trajner: F.Fetollari
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Deliallisi, Behari, Tole, Llako, Metra, Vishkulli, Hamza, Xhakoni, Shytremeja. Trajner: A.Domi
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)

Dy gola të Liçkollarit i kanë dhënë fitoren Pogradecit në takimin kundër Shkëndijës së Durrësit. Vendësit kanë qenë të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke realizuar dy herë. Në pjesën e dytë miqtë tentuan për të shënuar, por Pogradeci u mbrojt mirë dhe arriti ta administronte rezultatin. Kapiteni Berberi dhe golashënuesi Liçkollari udhëhoqën ekipin liqenor.
Pëllumb Starova

Vendos një penallti
LUFTËTARI – OLIMPIKU 1-2

GOLAT: Hyka 28′ (11-m)/ Prifti 21′, Jaupi 75′ (11-m)
LUFTËTARI: Roko, Mejdi, Buxaj, Hima (Llavadaniti 68′), Vasi (Halo 53′), Braho (Shehu 55′), Reçka, Puci, Koshi, Hyka, Mehmetaj. Trajner: A.Çulli
OLIMPIKU: Premçi, Gjalpi, Grori, Jakupi, Haka (Reci 68′), Reka, Prifti, Muçollari (Mamo 68′), Gjeçi, Spahiu (Gjipali 60′), Shima. Trajner: I.Qurku
GJYQTARË: E.Avdi, H.Shaka, A.Jaçe (Sarandë)
KARTONË TË VERDHË: Buxaj 22′, Hima 36′, Hyka 65′, Shehu 78’/ Muçollari 24′, Jakupi 30′

Luftëtari i Andrea Çullit është mposhtur në shtëpi me rezultatin e ngushtë 2-1 nga Olimpiku. Miqtë kanë shënuar të parët me anë të Priftit, por Hyka ka barazuar rezultatin me anë të një 11-metërshi. Loja ka qenë e ekuilibruar dhe me raste për shënim nga vendësit. Në fund ka vendosur një penallti, e kthyer në gol nga Jaupi. Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund të sfidës.
Tomorr Shehu

Fierakët bëjnë “poker”
APOLONIA – BESËLIDHJA 4-0
GOLAT: Majaci 12′, 51′, Hënza 62′, Metohu 73′
APOLONIA: Bala, Naçi, Braka, Hyseni, Sulaj (Dhaka 37′), Mehmeti, Velaj, Turtulli (Metohu 41′), Troka (Hënza 51′), Berisha (Belliu 51′), Majaci. Trajner: L.Muzha
BESËLIDHJA: Geci, Malaj, Dushku, Mihria, Kola, Mosheqi, Zefaj, Dedgjonaj, Gjini, Dodaj, Gjonaj. (U aktivizuan: Karaci, Marku, Lushaj). Trajner: O.Gurashi
GJYQTARË: L.Dosti, G.Halilaj, K.Berberi (Berat)

Apolonia ka arritur një fitore të thellë ndaj Besëlidhjes, me rezultatin 4-0. Fierakët e kanë kontrolluar lojën që në fillim. Gjithsesi, kanë arritur të shënojnë vetëm një gol në pjesën e parë me anë të Majacit. Pjesa e dytë është dominuar nga vendësit, të cilët me anë të sulmeve të vazhdueshme kanë arritur të shënojnë edhe tri herë. Majaci, Hënza dhe Metohu janë bërë protagonistë.
Mikel Mbriçaj

Spektakël i Tomorit
TOMORI – SHKUMBINI 4-0
GOLAT: Selamaj 6′, 44′, Buba 16′, Rustaj 70′
TOMORI: Qypi, Rustaj, Hoxha, Koroni, Tabaku (K.Hoxha 56′), Elezi, Selamaj, Buba, Dragoti, Kuli (Llangozi 56′), Dodoveci. Trajner: B.Fatia
SHKUMBINI: Balia, Ballhysa, Gjevori, Kosta, Gjuzi, Elezi, Saja, Koni, Gjini, Sulkja, Lluca. Trajner: Ç.Saja
GJYQTARË: G.Velçani, S.Hanaj, Xh.Gjata (Patos)

Tomori rikthehet te fitorja me një poker golash kundër Shkumbinit. I pari është Selamaj, që kalon në avantazh djemtë e teknikut Fatia. Më pas është Buba që dyfishon shifrat për Tomorin, duke mbyllur 2-0 pjesën e parë. Edhe fraksioni i dytë nis me gol për vendësit dhe është sërish Selamaj që realizon. Ndërsa për të mbyllur gjithçka ka menduar Rustaj afër fundit.
Elton Çela

KASTRIOTI – VLORA 2-0
GOLAT: Xhaferri 20′, Keqi 75′
KASTRIOTI: Reçi, Demerxhiu, Alla, Çela, Tupi, Çani (Keqi 60′), Xhaferri, Ziti, Shani, Kau, Vogli. Trajner: Sh.Rustami
VLORA: Sali, Xhaferraj, Skënderaj, Malaj, Velikaj, Gjyzeli, Haxhi, Matodashi, Zoto, Veizi, Plaka. Trajner: L.Gjondeda
GJYQTARË: N.Sterkaj, L.Jubani, G.Ramaj (Shkodër)
Murat Aruçi

BUTRINTI – GRAMOZI 3-0
GOLAT: Dadaj 12′, 75′, Stefani 80′ (11-m)
BUTRINTI: Kuçi, Grembi, Sadikaj, Çipa, Ahmeti. P.Jonuzaj (K.Çipa 75′), Iljazi, Braculla (Piro 78′), Stefani, Dadaj (Llambri 71′), Ahmeti (Zotaj 35′). Trajner: L.Risti
GRAMOZI: Gramo, Andra (Xakellari 65′), Rrustemi, Ocelli, Nuredini, A.Jaçe, Koroveshi, S.Jaçe, Stajo, Dhëmbi, Hajredini (Iljazi 50′). Trajner: S.Rustemi
GJYQTARË: B.Bejko, A.Nelaj, P.Avdi (Gjirokastër)
Gerald Bregu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"