U-17: Vllaznia arratiset, bind në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2013 | 12:12

U-17: Vllaznia arratiset, bind në Vlorë

Kuqebluve u mjafton një gol i Raboshtës
Kuqebluve u mjafton një gol i Raboshtës Vllaznia i rikthehet fitores në kampionat, teksa dje mposhti me rezultatin minimal 0-1 Flamurtarin. Për kuqeblutë kjo ishte një transfertë delikate, pasi vlonjatët kanë një skuadër të fortë. Megjithatë, një gol i sulmuesit Raboshta në pjesën e parë ka vendosur takimin. Loja ka qenë e ekuilibruar, teksa rastet nuk kanë munguar për të dyja skuadrat. Kampionët në fuqi të paratërinjve janë munduar që ta zhvendosin lojën në gjysmëfushën vlonjate. Pas disa aksioneve, ata kanë përfituar nga një vendosje jo e mirë e mbrojtjes së Flamurtarit dhe kanë shënuar golin e avantazhit. Në pjesën e dytë loja ka qenë më e bukur, pasi vendësit janë hedhur në kërkim të golit të barazimit. Megjithatë, edhe pse rastet ishin të shumta, rezultati mbeti i pandryshuar.

Spektakël i Tiranës
TIRANA – SHKËNDIJA E TIRANËS 3-1

GOLAT: Lleshi 8′, Jazaj 32′, Sala 75’/ Lila 45′ (11-m)
TIRANA: Hysaliu, Xhepa, Llagami, Kopaçi, Doko, Lleshi, Hoxhaj, Kasneci, Jazaj, Horanlli, Halili. (U aktivizuan: Prendi, Koldashi, Sala). Trajner: L.Sengla
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu, Biduli, Teqja, Lila, Kalaja, Mema, Kadriu, Agolli, Ivani, Lokaj. Trajner: L.Pinari
GJYQTARË: E.Bastari, J.Gjata, M.Shabanaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kasneci, Horanlli, Halili, Haxhia/ Teqja, Ndreu

Tirana ka arritur që të fitojë derbin ndaj Shkëndijës me rezultatin bindës, 3-1. Skuadra e Senglës ka shënuar golin e parë që në minutën e 8-të me anë të Lleshit. Avantazhi ka çliruar vendësit, të cilët më pas kanë dyfishuar shifrat me anë të Jazajt. Në fillimin e pjesës së dytë Lila ngushtoi diferencën me penallti, por Sala afër fundit vulosi fitoren e bardhebluve.
Erjon Hamitaj

Partizani shkon i treti
BESA – PARTIZANI 1-2
GOLAT: Gavardari 60’/ Qordja 32′, Bejtja 49′
BESA: Veliu, Kashami, Osmani, Rrogozhina, Kullolli, Gavardari, Muzhaqi, S.Kapidani, Deliu, Gixho, A.Kapidani. (U aktivizuan: Rroci, Qerrolli, Çela). Trajner: Y.Teliti
PARTIZANI: Berneta, Marku, Qilimi, Pinari, Lila, Llagami, Hoda, Vata, Shehu, Qordja, Bejtja. (U aktivizuan: Sulaj, Mçci, Myslimi). Trajner: A.Duro
GJYQTARË: E.Jahaj, A.Buzi, A.Konomi (Fier)

Partizani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Besës, duke u ngjitur në vendin e tretë. Verdhezinjtë e vegjël nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një pikë, pavarësisht se luanin në shtëpi. Të kuqtë kanë kaluar në avantazh me anë të Qordjes, ndërsa kanë dyfishuar në pjesën e dytë me Bejtjen. Goli i Gavardarit vlejti vetëm për statistikë.
Feriz Ferizaj

Surprizë e Pogradecit
DINAMO – POGRADECI 0-1
GOLAT: Lena 47′
DINAMO: Xhafa, Shkurta, Jaçe, Bega, Arbana, Braçaj, Muçmata, Qato, Elezi, Mersini, Basha. (U aktivizuan: Halili, Neziraj, Zefi). Trajner: Xh.Lloshi
POGRADECI: Baçi, Xhellari, Berberi, Laraku, Manellari, Lena, Liçkollari, Kelo, Hidri, Balli, Hila. (U Aktivizuan: Veizi). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: B.Qato, M.Sadikaj, L.Koçi (Durrës)

Dinamo ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi nga Pogradeci. Miqtë kanë kapur “gafil” mbrojtjen blu në minutën e 47-të, duke shënuar me anë të Lenës. Dinamo u mundua të reagonte, por nuk pati forcën e duhur për të barazuar. Kjo fitore i vlen shumë skuadrës mike, e cila synon t’i shpëtojnë rënies nga Kategoria e Parë e kampionatit U-17. Vlen të theksohet se sfida ishte “fair-play”.
Erjon Hamitaj

Në Laç nuk ka fitues
LAÇI – TEUTA 1-1
GOLAT: Lepuri 57’/ Hyka 47′
LAÇI: Hoxhaj, Kalthi, Lika, Dedgjonaj, Thana, Lepuri, Dika, Bushpepa, Pjetri, Ndoka, K.Mërdhoqi. (U aktivizuan: P.Mërdhoqi, Kashnjeti). Trajner: N.Tarazhi
TEUTA: Vata, Mara, Syziu, Bashhysa, Basha, Përlleshi, Hoxha, Taulla, Bardhi, Salillari, Hyka. (U aktivizuan: Kanina). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: R.Muska, M.Shazivari, E.Morina (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kanina, Përlleshi (2)
KARTON I KUQ: Përlleshi

Në një terren të rënduar nga shirat është zhvilluar ndeshja midis Laçit e Teutës. Kjo sfidë ka përfunduar në barazim 1-1. Durrsakët shënuan të parët më anë të Hykës, ndërsa kurbinasit u kundërpërgjigjën me Lepurin. Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar, me vendësit, të cilët kanë qenë më kërkues, por pa arritur ta fitojnë këtë përballje. Pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Vladimir Prenga

Goleadë e Elbasanit
ELBASANI – BYLISI 5-0
GOLAT: Hida 18′, Bodurri 46′, Tupi 58′ (11-m), 80′, Çani 72′
ELBASANI: Dashi, Shehi, Bërdufi, Gorica, Beqiri, Veli, Alla, Hida, Kasa, Bodurri, Tupi. (U aktivizuan: Çani, Lleshanaku). Trajner: S.Dalipi
BYLISI: Gjikondaj, Ferko, Zyka, Pashaj, Hasani, Asimetaj, Anastasi, Xhafaj, Fejzaj, Malaj, E.Zyka. (U aktivizuan: Mehmeti, D. Mehmeti, Behari). Trajner: T.Byzyka
GJYQTARË: G.Kamolli, A.Doçe, K.Jashallari (Pogradec)

Elbasani shkatërron Bylisin, teksa e mund thellësisht 5-0, në një ndeshje të dominuar nga verdheblutë. Serinë e golave e hapi Hida në minutën e 18-të, për t’u pasuar nga Bodurri në të 46-ën. Tupi trefishon rezultatin në të 58-ën minutë me anë të një 11-metërshi. Ai shënon më pas edhe në të 80-ën minutë, duke bërë një dopietë. Në këtë goleadë kishte vend edhe për golin e shënuar nga Çani.
Vladimir Mema

Çokaj shpëton Tërbunin
SHKËNDIJA E DURRËSIT – TËRBUNI 1-1
GOLAT: Shytermja 15’/ Çokaj 80+1
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Behari, Llalla, Deliallisi, Xhakoni, Lika, Vishlulli, Metra (Çyrbia 44′), Neza (Tufa 76′), Shytermja. Trajner: A.Domi
TËRBUNI: Aliaj, Dani, Bungu, Çokaj, Troshani, Kapaklija, Vistaraj, Smakaj (Mataj 41′), Hoxhaj, Gjonaj (Rexha 65′), Hasanaj (Kulli 72). Trajner: R.Piranqi
GJYQTARË: A.Kamberi, S.Hanaj, F.Behari (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Nezha, Çyrbia/ Dani

Shkëndija e Durrësit nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim përballë Tërbunit. Vendësit ushtruan presion që në fillim dhe në minutën e 15-të kaluan në avantazh me sulmuesin Shytermja. Pas golit të parë, durrsakët kërkojnë të dyfishojnë shifrat, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në minutat shtesë të takimit është Çokaj për Tërbunin që shokon vendësit, duke barazuar rezultatin.
Roland Gjini

Lushnja gjen fitoren
LUSHNJA – SKËNDERBEU 2-1

GOLAT: Hasalla 18′, Zeqo 27’/ Korça 28′
LUSHNJA: Hila, Çela, Liçka, Pepa, Zaimi, Kapxhiu, Dervishi, Jonuzi, Hasalla, Zeqo, Gorovelli. (U aktivizuan: Rracovi, Kasapi, Çela). Trajner: A.Hysko
SKËNDERBEU: Harti, Hoxhaj, Dajko, Vila, Shabanllari, Zyfo, Gjançi, Kote, Isa, Xheli, Korça. Trajner: G.Lici (U aktivizuam: Oshani,Tona)
GJYQTARË: K.Sheka, T.Kasaj, A.Merdanaj (Vlorë)

Lushnjarët kanë mbyllur gjithçka në 40 minutat e para kundër Skënderbeut. Vendësit kanë kaluar të parët në avantazh me Hasallën, ndërsa për dyfishimin e rezultatit mendoi Zeqo. U duk si fitore e mbyllur, por miqtë befasojnë kur shkurtojnë distancën vetëm një minutë më pas. Megjithë përpjekjet e lushnjarëve, por edhe Skënderbeut, takimi u mbyll me rezultatin 2-1 për vendësit.
Feriz Ferizaj

Triumf mes tensionit
GRAMOZI – APOLONIA 3-1
GOLAT: Iljazi 68′, Ocelli 79′, 80’/ Belliu 72′
GRAMOZI: Gramo, Hymeri, Baçi, Iljazi, Koroveshi, Nuredini, Ocelli, Shameti (Andrea 60′), Hajredini, Arizaj (Dhëmbi 54′), Hasani. Trajner: S.Rustemi
APOLONIA: Bala, Braka, Naçi, Hyseni, Hëna, Turtulli (Velo 71′), Sulaj, Metohu (Berisha 79′), Troka (Hënza 41′), Belliu, Majaci. Trajner: L.Musha
GJYQTARË: R.Paramoni, J.Ikonomi, A.Agolli (Korçë)
KARTONË TË VERDHË: Baçi, Nuredini/ Belliu, Hyseni
KARTONË TË KUQ: Baçi/ Hyseni

Gramozi ka fituar ndaj Apolonisë në një ndeshje të tensionuar. Pjesa e parë dhuroi pak emocione, edhe pse Arizaj humbi një penallti për vendësit. Iljazi kaloi në avantazh Gramozin, por katër minuta më pas miqtë barazojnë me një eurogol të Belliut. Më pas shënon një dygolësh Ocelli për Gramozin. Për shkak të ndërhyrjeve të rënda, gjyqtari ndëshkoi dy lojtarë me të kuq.
Koço Lilo

Besëlidhja nuk fal
BESËLIDHJA – LUFTËTARI 2-0
GOLAT: Zefaj 58′, Gjonaj 74′
BESËLIDHJA: Geci, Kola, Dushku, Miria, Malaj, Zefaj, Mosheqi, Dedgjonaj, Gjini, Gjonaj, Dodaj. (U aktivizuan: A.Marku, Karaçi, G. Marku, Lushaj). Trajner: O.Gjurashi
LUFTËTARI: Roko, Matushi, Peçi, Buxaj, Hima, Mejda, Braho, Puci, Koshi, Hyka, Mahmutaj. (U aktivizua edhe Halo). Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: F.Borova, S.Ahmetaj, I.Myrtja (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Puci 80′
KARTON I KUQ: Peçi 56′

Besëlidhja ka mposhtur me rezultatin e pastër 2- 0 Luftëtarin. Loja që në fillim ka qenë nën kontrollin e lezhjanëve, por që nuk arritën që të shënonin. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Zefa nuk arrin që ta kthejë në gol një penallti, por pa kaluar mirë 2 minuta, ai shlyen gabimin, duke realizuar për Besëlidhjen. Në minutën e 74-t dyfishoi rezultatin Gjonaj.
Preng Gjikola

Turbina me pesë “yje”
TURBINA – TOMORI 5-2

GOLAT: Lika 13′, Halili 30′, 35′, Sallaku 52′, Hoxholli 79’/ Elezi 6′, Selamani 75′
TURBINA: Zuna, Sallaku, F.Bilali, Duraku, Ballkoçi, Hoxholli, Halili, Tata, Idrizi, Leci, Lika. (U aktivizuan: Mezini, Dyrmyshi, Koçi). Trajner: F.Bilali
TOMORI: Buba, Çelaj, Elezi, Kokoni, E.Hoxha, Dodoreci, Selamani, Tabaku, Rusta, K.Hoxha, Dragoti. (U aktivizuan: Arapi, Aluskapi, Llamboti). Trajner: B.Fatija
GJYQTARË: A.Zdrava, I.Çani, E.Shkodrani (Elbasan)

Ka prodhuar spektakël dhe gola sfida e 17- vjeçarëve cërrikas ndaj atyre beratas. Vendësit kanë fituar me rezultatin 5-2. Ndonëse të parët kanë shënuar miqtë me anë të Elezit, skuadra e Turbinës ka ditur të reagojë, teksa ktheu gjithçka në favorin e vet. Halili me një dopietë dhe më pas Lika e Sallaku i çojnë shifrat në 4-1. Në minutat e fundit të lojës shënohen edhe dy gola për Turbinën.
Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"