Tuhel humb “bastin” ndaj rivalit dhe formacionit, trajneri zbërthehet pas barazimit: Pjesën e parë luajtëm pa tru

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 13:14

Tuhel humb “bastin” ndaj rivalit dhe formacionit, trajneri zbërthehet pas barazimit: Pjesën e parë luajtëm pa tru

Trajneri i bavarezëve Tomas Tuhel u pa tej mase i pezmatuar pas barazimit kundër Fraiburgut, e cila i largon akoma më shumë nga kreu në Bundesligë:

tuhel

“Nuk luajtëm aspak mirë në 30‘ e para, lojë pa tru. Mund të kishim pësuar më tepër se 1 gol, por Nojer bëri më të mirë në rrethanat përkatëse. Më pas e morëm veten gradualisht, duke kaluar edhe në avantazh. Por në momentin kur ne duhet të mbronim rezultatin, dështuam. Fraza që më vjen ndërmend në lidhje me këtë sfidë ka të bëjë me ‘hara-kirin’, vetëvrasje e pastër. Sigurisht prisnim të fitonim, pasi grupi ka evoluar me ritëm të plotë në seancat përgatitore. Të jem realist, pas finalizimit të Musialës, më dha ndjesinë se e fituam, ama pakujdesi jonë në dërgoi në këtë pikë. Ka element të caktuar që ekip meriton vlerësim, ndonëse u evidentuan edhe probleme jo të pakta në situata specifike”, e mbylli shkurtimisht Tomas Tuhel.

“Bomba” e lëshuar nga Tomas Tuhel ndaj lojtarëve, duke i vënë në “grykën” e përgjegjësisë, fill pas njohjes me vendimin e largimit në fund të sezonit se grupi duhet ta dëshmojë potencialin tashmë për trajnerin e ri, e zbuluar nga “Bild” së fundmi, u mendua se do jepet sinjalet e nevojshme në ndërgjegjësimin e ekipit rreth ndeshjeve të mbetura.

Paraprakisht në konferencën për shtyp trajneri i kampionëve gjermanë nuk e vuri në diskutim suksesin në transfertë, megjithëse fusha prezantojë disa “disfata” në palë të ndryshme të 50-vjeçarit.

Së pari Joshua Kimish mbulojë detyrën e mbrojtësit të linjës, por rendimenti i 28-vjeçarit la shumë për të dëshiruar, më i dobëti në 45’ e para. Matis Til prezantojë qartë dëshirën për të qenë protagonist me fanellën e bavarezëve si startues.

Përtej golit fenomenal, talenti solli freski nga krahët e sulmit, e cila nënkupton “goditje” në fytyrë ndaj Tuhelit, i cili e kishte lënë 18- vjeçarin transalpin në plan të detyrë për një kohë të gjatë. Dhe e fundit parashikimi i gabuar, mungesa e fitores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"