Triumfi fantastik ndaj Dortmundit, Flik: Kontrata? Do festoj duke pirë verë me gruan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 19:23

Triumfi fantastik ndaj Dortmundit, Flik: Kontrata? Do festoj duke pirë verë me gruan

Prova e kaluar me sukses. Nëse ndeshjet me Olimpiakosin dhe Borusian e Dortmundit shërbenin që drejtuesit e Bajernit të Mynihut të kishin një ide më të qartë për të vazhduar t’ia besonin skuadrën Hans Flikut, atëherë sinjalet janë pozitive. Skuadra i është përgjigjur trajnerit të ri dhe ai është i kënaqur nga 180 minutat e para si timonieri kryesor pas largimit të Niko Kovaçit. 

Filik2

“Dy ndeshjet e fundit kundër Olimpiakosit dhe Dortmundit, mua personalisht më pëlqyen se si shkuan. Sigurisht që ndeshja me Borusian ishte e shkëlqyer. Lojtarët janë edhe më shumë të motivuar prej ndryshimit të trajnerit dhe unë jam i gëzuar që ne ishim në gjendje për të bërë një paraqitje të tillë”, tha Flik pas fitores ndaj Dortmundit.

Ai tha se do t’i pëlqente që të ishte timonieri i skuadrës për një kohë të gjatë, por kjo nuk është diçka në dorën e tij. Bavarezët arritën fitoren e gjashtë radhazi në shtëpi kundër Borusias së Dortmundit. Hera e fundit që e kishin bërë diçka të tillë ishte mes 1977-1984, kur ata arritën tetë fitore radhazi në shtëpi.

 Çfarë ka ndryshuar në dy ndeshjet e fundit?

Ishte e qartë që të mërkurën që skuadra është aktive dhe merr iniciativën dhe sot tregoi se ne mund të festojmë për futbollin. E shkuara nuk ka rëndësi. Për mua rëndësi ka e tashmja. I gjithë stafi im ka bërë një punë të shkëlqyer. Skuadra është gjithashtu e vetëdijshme se ajo ka përgjegjësi dhe e tregoi edhe taktikisht që nga minuta e parë. Jam shumë i kënaqur.

Filik

 Robert Levandovski vazhdon të shënojë… 

Për mua, ai është sulmuesi më i mirë në botë. E gjitha kjo vjen prej punës së madhe. Ai është një model për t’u marrë shembull.

Mendoni se do të jeni ju trajneri që do t’i besohet stoli i Bajernit në të ardhmen?

Kjo është diçka që nuk e vendos unë, por klubi i Bajernit. Unë sot do të shijoj një shishe verë të kuqe me gruan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"