Tri rrjeta në 270 minuta, sulmuesi i Ilirisë shpreh ambiciet: Shpallem golashënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 16:12

Tri rrjeta në 270 minuta, sulmuesi i Ilirisë shpreh ambiciet: Shpallem golashënues

Pas fitores së fundit Iliria udhëheq Grupin A të Kategorisë së Dytë. Bashkë me tri skuadra të tjera, futet në vallen e pretendentëve.

Iliria

Protagonist i padiskutueshëm në këto tri javë të para është Armando Pasha, që e ka gjetur po aq herë golin. Sulmuesi synon që të ngrejë trofeun e golashënuesit, gjë që e pohon edhe për “Panorama Sport”:

“Garë e vështirë, pasi të gjitha skuadrat luftojnë për të marrë sa më shumë pikë që në fillim të sezonit. Ne e kemi nisur mbarë kampionatin dhe besojmë fortë se do të vazhdojmë në këtë rrugë. Personalisht kam shënuar në të tria ndeshjet dhe synoj që të mos ndalem.

Pse jo të shpallem edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Dytë. Mendoj se këtë vit do të jemi pretendenti kryesor për t’u ngjitur. Ruajtja e bërthamës së grupit të vjetshëm ka bërë që skuadra të jetë më e fortë. Tashmë e njohim mirë lojën e njëritjetrit dhe jemi si një trup i vetëm në fushë”.

BUJAR BALLIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"