Trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi: Rezultati nuk është real, Partizanin nuk e gjetëm në gjumë. Ja synimi ynë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 15:37

Trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi: Rezultati nuk është real, Partizanin nuk e gjetëm në gjumë. Ja synimi ynë në kampionat

Trajneri i Apolonisë, Dritan Mërgjyshi, pas eliminimit nga Kupa nga Partizani pohoi se skuadra mund t’ia dalë në kampionat, ndonëse diferencat janë të mëdha. Pas ndeshjes për “MCN” trajneri Mërgjyshi u shpreh:

bandicam 2024-01-24 15-15-50-225

“Përgjithësisht kemi bërë mirë duke ditur edhe gjendjen dhe kontgjentin e Partizanit. Ata e kishin detyrim të fitonin, ishte i karikuar pas humbjes me Laçin, kështu që kundërshtari nuk ishte në gjumë. Bëmë ndeshje të mirë, ishim të ekuilibruar,  rezultati 3-1 nuk është real, pasi patëm një mundësi pas 2-1. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe diferencën e bën organika. Stoli i Partizanit u tregua efikas dhe bënë diferencën, ata kanë dy 11-she. Ndërsa ne kemi vështirësi dhe mangësi bë stol

Kupa nuk u neglizhua, objektiv është kampionati për ne. Do të luftojmë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje  edhe “play off” është një mundësi për Superioren, pasi diferenca me kreun është e madhe. Duhet të jemi në gatishmëri, mungesa në organikë, por kam gjetur skuadër të mirë me energji, por nuk kemi shumë alternativa.

Duhet shumë punë në kampionat, pasi është ende i gjatë, por kemi organikë të kufizuar.

Merkato?

Klubi po punon, pasi kam vetëm 1 javë në drejtim. Klubi ka mbyllur kontratat me 3 afrikanë, por akoma nuk janë në dispozicion. Me këto lojtarë do të jemi më të plotë në ato pika që kemi nevojë.

Diferenca me kreun është e konsiderueshme, morëm një barazim ndaj Flamurtarit. Është konsumuar gjysma e garës, ekipet para nesh kanë objektivat e tyre, siç e pamë edhe sot edhe “play off” është një mundësi. Kur u përballëm sot me Partizanin mund t’ia dalim në kampionat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"