Trajneri Egbo në hall të madh, aktivizimi i Kale thikë me 2 presa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 20:21

Trajneri Egbo në hall të madh, aktivizimi i Kale thikë me 2 presa

Elton Kale është duke luftuar me kohën për të qenë në fushën e lojës sa më shpejt. Edhe pse në sfidën me Partizanin futbollisti i bardhebluve nxori dy herë shpatullën dhe qëndroi jo më shumë se një javë pushim, prej dy ditësh ai po stërvitet rregullisht. Madje, nëse pardje lojtari u stërvit veçmas, dje futbollisti u fut me grupin dhe u përplas me shokët e skuadrës në stërvitje. Një veprim që ka habitur të gjithë.

EGBO

Madje, kundër veprimit të mjekëve që e kanë këshilluar stafin dhe lojtarin që të qëndronte edhe pak ditë pushim ose më saktë edhe pas Laçit për të luajtur më pas në fushën e lojës. Aktivizimi i Kalesë është thikë me dy presa, sepse një dëmtim tjetër do të thoshte mirupafshim sezon.

elton kale

Gjithsesi, vetëm momentet e fundit do të shihet nëse lojtari do të jetë në fushën e lojës apo do të marrë disa minuta në fund të takimit. Sipas diagnozës së parë, Kale rrezikon të mos luajë katër javë ose më saktë gjithë marsin. Një humbje për bardheblutë, që e konsiderojnë lojtarin e krahut si shumë të rëndësishëm. Gjithsesi, gjendja e shpatullës së Kalesë nuk është nga ato që të alarmojnë dhe qenësia e tij në fushën e lojës është më se e mirëpritur, pasi është një nga shtyllat e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"