Trajneri Edmond Dalipi: Luftëtarin e presin edhe 9 fitore deri në fund të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 14:06

Trajneri Edmond Dalipi: Luftëtarin e presin edhe 9 fitore deri në fund të kampionatit

Luftëtari, falë shpirtit të garës dhe forcës së grupit, arriti të triumfonte ndaj Labërisë në startin e fazës së dytë. Këtë e pranoi edhe trajneri i bluzinjëve, Edmond Dalipi. Lidhur me takimin e së dielës dhe vazhdimësinë e skuadrës gjirokastrite, trajneri Dalipi për “Panorama Sport” u shpreh:

luftetari

“Kur ekipi jep më të mirën dhe arrin të fitojë, nuk ka vend për pakënaqësi. Përkundrazi, dua t’i kompletoj djemtë për karakterin dhe forcën që demonstruan ndaj një kundërshtari cilësor si Labëria. Vuajtëm mungesat e katër titullarëve dhe megjithatë lojtarët e rinj që u aktivizuan treguan grintë dhe karakter në fushë”.

Objektivi – “Fituam vetëm një betejë, asgjë më shumë. Na presin edhe 9 të tilla, duke filluar nga ajo me Delvinën. Objektivi ynë është fitorja, gjë për të cilën do punojmë fort gjatë javës. Të gjithë kundërshtarët meritojnë respekt, pavarësisht renditjes.

Luftëtari kundërshtar ka veten dhe asnjë tjetër. Me këmbë në tokë dhe pa eufori do të dimë të ngjitemi në Kategorinë e Parë”, përfundoi trajneri Dalipi.

TOMOR SHEHU -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"