Trajneri Arian Bellai “shkund” Bylisin, ekipi garanton kthesën pas humbjes surprizë me Luzin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 15:17

Trajneri Arian Bellai “shkund” Bylisin, ekipi garanton kthesën pas humbjes surprizë me Luzin

Bylisi pësoi humbjen e tretë në kampionat, pikërisht në startin e fazës së tretë në transfërtë me Luzi 2008.    Nga kjo disfatë kanë humbur edhe vendin e parë në renditje duke mbetur një pikë larg Elbasanit. Në Ballsh duket se nuk e kanë kapërdirë humbjen, por pakënaqësi ka pasur edhe për gjykimin e ndeshjes, duke mbetur “të gjymtuar” nga kartonët e dhënë.

Arian Bellai, trajneri i Bylisit

Dje ekipi ka nisur përgatitjet për duelin e radhës, ku në “Adush Muçaj” presin Besën. Në këtë takim kërkohet që skuadra të rikthehet te tri pikët, ndonëse trajneri Bellai do të ketë mangësi në organikë. Trajneri dhe stafi i tij në analizën e bërë dje me skuadrën kanë nxjerrë pikat e dobëta që u shfaqën në disfatën ndaj Luzit, si dhe është kërkuar që lojtarët të reagojnë direkt në ndeshjen e fundjavës me kavajasit.

Mësohet se gjatë analizës futbollistët dhanë garanci se kthesa e rezultateve do të nisë menjëherë kundër Besës për të vazhduar me fitore deri në fund. Kur kanë mbetur edhe 9 javë kampionat, Bylisi luan 5 takime në shtëpi dhe 4 në transfertë. Skuadra mallakastriotë do të kërkojë të jetë ajo “lokomotiva” e Kategorisë së Parë në fund të këtij sezoni edhe pse konkurrenca është e madhe. Nga prtendentët Vetëm me Vorën luanë jashtë, pasi kalendari i ofron që Flamurtarin dhe Elbasanin në fund t’i presë në shtëpi.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"