Tonali vendosi baste edhe me Njukasëllin, 50 akuza të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 23:40

Tonali vendosi baste edhe me Njukasëllin, 50 akuza të reja

Sandro Tonali ka të ngjarë t’i shpëtojë një pezullimi shtesë për vendosje bastesh, pavarësisht se është goditur me 50 akuza të reja për baste në ndeshjet e futbollit pas transferimit të tij te Njukasëlli. Mesfushori i Italisë po vuan aktualisht një pezullim 10-mujor, i cili përfundon më 27 gusht, pasi ai pranoi se kishte thyer rregullat e kumarit në vendin e tij.

tonali

Tonali, i cili u bashkua me “qymyrxhinjtë” për 52 milionë paund nga Milani në korrik, u pezullua ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane në tetor. Por Federata Angleze e Futbollit më pas nisi hetimin nga ana e saj dhe ata tani kanë konfirmuar se 23-vjeçari ka vijuar të vendosë baste 50 herë midis 12 gushtit dhe 12 tetorit të vitit të kaluar.

Tonali bëri debutimin e tij me Njukasëllin më 12 gusht, duke shënuar në një fitore 5-1 ndaj Aston Vilës, dhe u mor në pyetje për herë të parë në Itali më 12 tetor. Ai më vonë u tha hetuesve se kishte një varësi nga bixhozi. Tonali ka bashkëpunuar me FA gjatë kësaj kohe dhe ka dorëzuar të gjitha materialet në lidhje me hetimin e tyre në nëntor.

Kjo çoi në frikën brenda “St James’ Park” se blerja më e rëndësishme e merkatos së tyre të verës mund të mungonte për një periudhë përtej gushtit. Megjithatë, “Mail Sport” zbulon se Njukasëlli pret që FA t’i trajtojë akuzat e reja si një periudhë të vetme vendosje bastesh, duke përfshirë shkeljet në Itali – që do të thotë se çdo dënim do të kryhet njëkohësisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"