Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:54
Tjetër përforcim për Tiranën në sulm, ja kur mbërrin lojtari në kryeqytet
Sulmuesi Riçard Danso vjen më datë 24 shtator. Lojtari do të lërë pas Afrikën për të qenë pjesë e Tiranës. Sipas asaj që bëhet e ditur, mes palëve shumë shpejt do të ketë një firmë.
Danso është një lojtar shumë i mirë dhe këtë e ka treguar në Premier League-n e Ganës. Ai gjithashtu ka luajtur për U-17 dhe U-20-ën ganeze, madje ka qenë pjesë e skuadrës së Botërorit të 17- vjeçarëve në 2017-ën.
Sezonin e fundit ai ka luajtur i dhënë borxh në USL League One me ekipin North Texas SC, duke u aktivizuar 12 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist. Nga ky lojtar pritet shumë, pasi ka vlerësime shumë të larta në Afrikë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"