Tjetër humbje, Kombëtarja e vogël mundet sërish nga Rumania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2019 | 21:30

Tjetër humbje, Kombëtarja e vogël mundet sërish nga Rumania

Kombëtarja U-18 e futbollit, zhvilloi ditën e sotme një tjetër test miqësor me përfaqësuesen e Rumanisë.

Capture

Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Olsi Uku, u mundën me shifrat 4-1 ditën e sotme, në takimin e zhvilluar në orën 18:00. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Cahani në kohën shtesë, në minutën e 91-të, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, U-18 u mundën sërish nga Rumania, por me shifrat 2-0.

Formacioni titullar i Shqipërisë U-18: Ceka, Ismajli , Nuhaj, Kuci, Gega, Arapi, Asllani, Alinani, Gjumsi, Gerxhaliu, Nikaj. (U aktivizuan: Alimucaj, Cerriku, Avduli, Musai, Gaxha, Bali, Cahani)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"