“Tjetër histori në kampionat”, Merlim karikon Skënderbeun: Fitore karakteri, tani të mundim Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 21:45

“Tjetër histori në kampionat”, Merlim karikon Skënderbeun: Fitore karakteri, tani të mundim Teutën

Fitorja me Tiranën riktheu besimin dhe optimizmin në kampin korçar. Një fitore e rëndësishme sa gjithë sezoni, kjo edhe për faktin se pas shumë rezultatesh negative në Korçë prisnin një reagim.

juri merlim

Reagim ky i ardhur ndaj Tiranës merr akoma edhe më shumë vlerë. Fitorja ndaj Tiranës pritet të kthehet në një forcë të shtuar për bardhekuqtë jo vetëm në aspektin moral por edhe në atë të ballafaqimit si i barabartë edhe me ekipe të tjera, për më tepër në transfertë.

I këtij mendimi është edhe braziliani i Skënderbeut, Juli Merlim, lojtar ky që në ndeshjet e fundit ka mbajtur një peshë të rëndësishme në ekip.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” braziliani tregon entuziazmin që ka përfshirë ekipin pas kësaj fitoreje tejet të rëndësishme për ecurinë e sezonit te Skënderbeu.

“Më shumë sesa një fitore kthese unë do ta quaja një fitore karakteri, pasi në momentin më të vështirë ditëm të reagonim ndaj një kundërshtari shumë të fortë, duke treguar edhe një herë tjetër vlerat e këtij grupi.

Kishim disa ndeshje që nuk po merrnin atë që po tregonim në fushën e lojës, pasi për të qenë realist ekipi po prodhonte lojë dhe po diktonim kundërshtarin. Në çdo takim ajo që mendoj se na ka penalizuar në ndeshjet e fundit ka qenë mungesa e finalizimit.

Finalizim, të cilin e rigjetëm me Tiranën. Prandaj e them me bindje se kjo fitore nuk ka qenë aspak e rastësishme, por ka ardhur si vijimësi e lojërave të mira që kemi zhvilluar në ndeshjet e fundit. Ndaj jam i bindur kur them se ky ekipështë cilësisht i barabartë meekipet që janë në majë të klasifikimit”, tha braziliani.

TEUTA – I ndalur më pas tendeshja në kampionat sërish nëtransfertë përballë durrsakëve, mesfushori brazilian i Skënderbeut është i bindur se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë të dalë mepikët e plota nga ky takim. Madje ai shkon më tej kur thotë se humbja e pësuar në kupë përballë Teutës nuk tregon krejtësisht rezultatin e drejtë të atij takimi. Kjo pasi Skënderbeu edhe në inferioritet numerik ka qenë dominues me raste në raport me kundërshtarin.

“Ndeshja e fundjavës ndaj Teutës është njëtjetër takim i vështirë që ne poe vlerësojmë maksimalisht pasiështë mundësia të stakohemi nga një kundërshtar direkt për zonën e mbijetesës dhe të synojmë ngjitjen në katër vendet e para.

Mund të them se do tëjetë një takim komplet ndryshe nga ai i kupës dhe njëndeshje, të cilën do ta luajmëme më shumë përqendrim.Edhe në kupë ne nuk kemi bërëkeq, por episodet kanë diktuar atë rezultat. E njohim kundërshtarin dhe i dimë cilësitë që ka ndaj do të mundohemi të jemi sa më oportunistë nëndeshjen që do të bëjmë në Durrës”, mbylli prononcimin e tij Juri Merlin.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"