Tirana triumfon ndaj Erzenit, dy gola në pjesën e dytë për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 20:27

Tirana triumfon ndaj Erzenit, dy gola në pjesën e dytë për bardheblutë

Tirana ka regjistruar një fitore në ndeshjen miqësore të ditës së sotme ndaj Erzenit, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-2.

TIRANA

Xhixha me një penallti dhe më pas Hasani në minutën e 85-të kanë vulosur suksesin e bardhebluve.

Kryeqytetasit regjistrojnë kështu një fitore të vlefshme që i shërbeu teknikut Shehi për të testuar grupin përpara startit të sezonit të ri.

REZULTATI FINAL:

Erzeni – Tirana 0-2

Xhixha 65’ (P), Hasani 85’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"