Tirana/ Rikthehet Smajli, klubi e gjobit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2016 | 19:43

Tirana/ Rikthehet Smajli, klubi e gjobit

Dritan Smajli rikthehet në kampin bardheblu. Klubi kryeqytetas ka njoftuar përmes një postimi në profilin zyrtar në “Facebook” për rikthimin e lezhjanit. dritan smajliNdërsa ka bërë të ditur që mbrojtësi është gjobitur për shkak se ka shkelur rregulloren e brendshme një ditë para ndeshjes.

Njoftimi

KF Tirana ka marre sot vendim per te gjobitur mbrojtesin Dritan Smajli. Futbollisti ka shkelur rregulloren e brendshme nje dite para ndeshjes dhe per kete motiv ai nuk u grumbullua nga trajneri ne takimin me Kukesin.

Sot lojtarit i eshte komunikuar vendimi i marre nga klubi dhe neser Smajli do ti rikthehet pergatitjeve me skuadren. Rregullorja e brendshme eshte pjese e marrdhenies qe lojtaret kane me klubin dhe duhet respektuar me korrektesi. Nje gje e tille i eshte rikujtuar te gjithe lojtareve bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"