Tirana prezanton Elis Bakajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2015 | 12:59

Tirana prezanton Elis Bakajn

baNuk ka pasur surpriza. Pas kthimit në Shqipëri, Elis Bakaj ka zgjedhur sërish Tiranën si ekipin ku do të vazhdojë karrierën. Mesfushori është goditja finale e Tiranës në merkaton e verës.

Nje dhuratë e presidentit Halili për tifozët, kështu mund te cilesohet ky perforcim i bujshëm, i ardhur pikërisht në këtë fund merkato.

Akordi zyrtar me sulmuesin është arritur mbrëmjen e djeshme dhe sot Bakaj në pranine e drejtuesve të klubit u prezantua para mediave. Vetem dy muaj pas largimit drejt Izraelit, Elisi rikthehet te ekipi ku e mbylli sezonin e kaluar, duke qenë edhe golashënues me bardheblutë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"