Tirana mposht Strugën e Duros, Latifi dhe Hila u japin suksesin bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2023 | 19:13

Tirana mposht Strugën e Duros, Latifi dhe Hila u japin suksesin bardhebluve

Tirana vazhdon përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, teksa sot ka zhvilluar një tjetër miqësore për të parë gjendjen e ekipit para duelit ndaj Dinamo Batumi në turin e parë të turneut europian.

tirana

Bardheblutë sot kanë mundur me shifrat 2-1 ekipin e Strugës, kampione e Maqedonisë së Veriut, në duelin e zhvilluar në Ohër. Pas dy humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin, për bardheblutë ka ardhur një fitore e rëndësishme për moralin, me protagonistë kryesorë Liridon Latifin dhe Ardit Hilën.

Golat e sfidës për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi u shënuan nga një në secilën pjesë të lojës, teksa Radeski shënoi golin e vetëm për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut.

PANORAMASPORT.AL