Tirana “ekstreme”, 15 pikë në frymën e fundit/ Nënkampionët janë të papërmbajtshëm në limitin e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 22:43

Tirana “ekstreme”, 15 pikë në frymën e fundit/ Nënkampionët janë të papërmbajtshëm në limitin e lojës

Tirana pozicionohet në vendin e katërt të Superiores me 33 pikë, por ajo që nuk dini është se bardheblutë janë ekipi i minutës së fundit. Të paktën pesë takime të këtij sezoni, 26 herë kampionët e Shqipërisë kanë arritur t’i fitojnë, falë një goli të shënuar në minutat e fundit të lojës.

TIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Ose më saktë më shumë se 55 për qind të ndeshjeve të fituara, Tirana i ka bërë të vetat, falë një goli në minutën e fundit. Nënkampionët e Shqipërisë e kanë nisur sezonin, duke marrë tri pikët me një gol në minutën e 90-të ndaj Dinamos në Elbasan. Po Florent Hasani i ka dhënë maksimumin skuadrës bardheblu në triumfin që Tirana arriti në Kukës ndaj Vllaznisë. Edhe atë ndeshje, goli u shënua në minutën e 90-të.

Skuadra kryeqytetase ia doli që të merrte tri pikët ndaj Dinamos në ndeshjen e tretë mes tyre, teksa ishte Latifi që pas minutës të 81-të shënoi gol. Fitorja e tjetër në “frymën e fundit” është shënuar në Kukës, me Patrikun që tundi rrjetën falë një 11-metërshi në fund të lojës. Me llogaritje, Tirana ka fituar 5 nga nëntë takime pas minutës së 80-të, për të mos thënë në minutën e 90-të.

GOLAT – Një tjetër veçori e minutave të fundit për Tiranën janë edhe golat e shënuar. Tirana sërish është më e zgjuar në minutat e fundit, teksa nga minuta e 75-të, deri në minutën e 90-të ka shënuar 14 nga 40 golat në 22 javë kampionat. Më saktë, janë 35 për qind e golave që Tirana ia ka dalë t’i shënojë në “frymën e fundit”.

NDESHJET E VENDOSURA NE FUND

ARRITJET – Tirana në 2023-in nuk ja doli të fitonte trofe. Edhe pse e mbylli 2022- shin me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në 2023-shin ishte finaliste e Kupës së Shqipërisë, por e humbi përballë Egnatias. Po kështu për një humbje në derbi dorëzoi edhe titullin kampion, me Partizanin që ngriti trofeun. Dy kampionatet e fundit skuadra ka qëndruar në krye 20 javë dhe është e dyta në këtë renditje. Sërish Partizani në krye me 21 javë si kryesuese e Superiores.

Tirana fiton 46.50 pikë në një vit kalendarik dhe është e dyta. Tirana është në vendin e katërt të Superiores, teksa është 14 pikë larg nga kreu. Në këtë moment që flasim Tirana ka ndërruar dy trajnerë. Bardheblutë gjatë 365 ditëve kanë larguar 25 futbollistë në dy merkatot e janarit dhe verës 2023. Nga ana tjetër, ata kanë afruar së bashku në tre merkato 18 futbollistë, duke balancuar afrimet dhe largimet në skuadër.

OLSI AVDIAJ – PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"