Tirana e pafat në Ligën Ballkanike, humbet me Levskin pasi kryesonte me 11 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2018 | 18:07

Tirana e pafat në Ligën Ballkanike, humbet me Levskin pasi kryesonte me 11 pikë

Bardheblutë humbasin një takim, që kurrsesi nuk mund të ndodhet kundër bullgarëve të Levskit. 67-73 është regjistruar rezultati final i takimit të parë çerekfinal. Keqardhje për ekipin kryeqytetas, të cilët kanë kryesuar gjatë gjithë takimit deri në fundin e pjesës së parë, kur diferenca ishte me 11 pikë, por pikërisht në fraksionin e dytë të takimit, ata nuk ia kanë dalë, nga pasaktësia e gjuajtjeve drejt koshit. Janë regjistruar 23 gjuajtje nga distanca në drejtim të shportës kundërshtare, por vetëm 3 kanë përfunduar suksesshëm.

tirana basket

Kjo ka nervozuar së tepërmi lojtarët me njëri-tjetrin. Por të mos mjaftonte kjo, por edhe gjyqtarët e takimit ndikuan negativisht. Tre faktorë kanë ndikuar në këtë humbje të Tiranës: pasaktësia në gjuajtje, nervozizmi mes lojtarëve si dhe një shtysë përfundimtare ishin vendimet e arbitrave, të cilët ndikuan për të vendosur fatin e rezultatit. Tirana shpërdoron pa fund dhe përfundimisht Levski ka fituar sfidën e parë fiton të “play-off”-it. Miqtë fituan me rezultatin 73- 67 dhe hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e “play-off”-it.

Themi të sigurt pasi në këtë takim ato vinin dhe me tre mungesa titullarësh. Ndërkohë që më datën 3 prill do të presin në Sofie bardheblutë për ndeshjen e kthimit. Pas takimit, lojtari më i mirë në organizim dhe në realizim, Vladimir Brçkov u shpreh: “Kemi humbur një takim që kurrsesi nuk duhej të ndodhte, kjo për faktin se kemi kryesuar takimin. Fundi ishte i hidhur për ne. Nervozizmi në fushë ishte pjesë e lojës”.

tirana levski

Për teknikun bardheblu, Antonios Dukas, ky takim duhej fituar medoemos: “Ne u përpoqëm të punonim me lojtarët tanë, jo vetëm për t’iu përshtatur atij stili të lojës së kundërshtarit, por i kisha porositur që ky takim nuk duhej humbur. Kemi tentuar 23 herë drejt koshit, por nuk kemi shënuar përveçse tre që përfunduan në rrjetë. Sfida mbetet e hapur. Diferenca prej 6 pikësh është një mundësi rikuperimi”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"