“Tifozët s’më donin prej ngjyrës së lëkurës”, befason ish-trajneri i Tiranës: Si e refuzova ofertën e klubit të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 22:59

“Tifozët s’më donin prej ngjyrës së lëkurës”, befason ish-trajneri i Tiranës: Si e refuzova ofertën e klubit të Serisë A

Përplasja Açerbi-Huan Zhesus ka ndezur sërish temën e racizmit në futbollin italian. Së fundmi ka qenë ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, i cili në një prononcim të bërë, ka zbuluar se si refuzoi kalimin te skuadra e Veronës, vetëm sepse tifozët atje i dolën kundër për shkak të ngjyrës së lëkurës.

ze maria

Braziliani tregon se në momentin që trajneri e paralajmëroi për reagimin e tifozëve të Veronës, ai vendosi të refuzonte ofertën duke mos shkuar.  

“Më ka ndodhur që disa fansa nuk më donin për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kur më duhej të transferohesha te Verona dhe lajmi doli në gazeta, agjenti im ishte Pastorello dhe më paralajmëroi për tifozët e Hellas dhe reagimin kundër meje. Në atë moment vendosa të mos shkoj”,- Ze Maria.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"