Tifozët e Fejnordit nisin provokimet e para, djegin flamurin e ekipit të Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 19:05

Tifozët e Fejnordit nisin provokimet e para, djegin flamurin e ekipit të Romës

E gjithë vëmendja e futbollit evropian këtë të mërkurë është në Tiranë, ku Roma dhe Feynoord pritet të ndeshen në Air Albania për finalen e Conference League.

tifozet 5

Pas skenave të dhunshme të mbrëmjes së djeshme ku ultrasit e dy ekipeve u përplasën me policinë shqiptare, dita e sotme ka qenë kryesisht e qetë. Por tifozët e Feynoordit kanë nisur dhe provokimet e para.

Janë tifozët e Feynoordit ata të cilët kanë djegur në rrugët e Tiranës flamurin e ekipit të Romës.

roma

Fotoja është shpërndarë në rrjete sociale nga faqja Hooliganz.cz.

Krahas këtë gjesti në rrugët e kryeqytetit janë fotografuar dhe tifozë të tjerë holandez me me bluza me mbishkrimin ofendues “Kiss my Ass Roma”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"