Thyhet sërish rekordi i të infektuarve, rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 17:58

Thyhet sërish rekordi i të infektuarve, rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat

Rritja e numrit të testimeve gjatë 24 orëve të fundit ka rritur ndjeshëm edhe numrin e të infektuarve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 1239 persona kanë rezultuar pozitiv, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani. Ndërkohë, 16 persona kanë gjetur vdekjen në 24 orët e fundit.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID.

7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (9 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                              1,239

Të shëruar në 24 orë                           805

Të shtruar në spitale                          471

Humbje jete në 24 orë                      16

Testime ditore                                 4,562

Testime totale                           394,242

Raste pozitive                                87,528

Raste të shëruara                         52,933

Raste Aktive                                  33,107

Humbje jete                                   1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                               19284

Fier                                   2829

Durrës                            1800

Elbasan                          1539

Shkodër                       1536

Vlorë                           1544

Lezhë                        1138

Korçë                       998

Berat                       861

Gjirokastër          722

Kukës                  476

Dibër                 380

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"