Thirren katër futbollistë të Superiores, publikohet lista e Kosovës U21 për ndeshjen me Gjermaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 13:43

Thirren katër futbollistë të Superiores, publikohet lista e Kosovës U21 për ndeshjen me Gjermaninë

Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Gjermanisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025.

kosovau21-estoniau21-1-585x381

Në sy bien 4 lojtarë të thirrur nga Kategoria Superiore. Bëhet fjalë për portierin e Tiranës, Mustafë Abdullahu, Altin Kryeziu i cili luan tek Lacci, mesfushori i Partizanit, Redon Ismaili dhe sulmuesi i Dinamos, Veton Tusha.

WhatsApp Image 2024-03-16 at 13.32.48

Dardanët do të udhëtojnë nesër për në Chemnitz, ku më 22 mars luhet ndeshja me Gjermaninë U21.

Gjermania ka fituar katër ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në grup me 12 pikë. Kosova U21 është e katërta me tetë pikë, por nga gjashtë ndeshje. Ka dy fitore, dy barazime e dy humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"