“Teuta për titull”, flet ish-trajneri që e nxorri kampion, Haxhi Ballgjini: Ja pse më pëlqen ekipi i Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 17:33

“Teuta për titull”, flet ish-trajneri që e nxorri kampion, Haxhi Ballgjini: Ja pse më pëlqen ekipi i Shkëmbit

Haxhi Ballgjini, ish-trajneri i Teutës, që e ka shpallur kampion 24 vite më parë, në 1994, në një intervistë për Supersport para ndeshjes me Partizanin, shprehet opitimist se durrsakët mund të rivalizojnë për kampionat.

haxhi ballgjini

“Ekipi i Shkëmbit është e aftë të rivalizojë për titull, nëse fiton sot do jetë favorit. Edhe Partizani, gjithashtu ka bërë një ekip fantastik.

Tifozët këtu nuk e di pse vijnë, sepse durrsakët janë sportdashës. Mendoj se ky është momenti. Të gjitha ekipet janë për titull dhe diferencat nuk ka, nuk mund të veçoj një ekip. Edhe Flamurtari ka ekip për kampion. Kam qenë skeptik për këtë teutë, por nga mbështetja e presidentit, është komoditet të jesh trajner në Durrës.

8 javë 6 fitore janë shumë. Ecuria pozitive më bën optimist. Jo vetëm për pikët e mara, por edhe për lojën e zhvilluar.

Ndryshimi i Teutës?

Për mua ka shumë ndryshime. Kanë kaluar 24 vite, gjërat evolojnë. Fusha është ndryshimi i parë. Sot luhet futboll taktik, është më pak i lexueshëm. Trajnerët janë më të aftë. Kanë arritur të ndryshojnë shumë, si në rreshtim si në mënyrën e lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"