Tefik Osmani: Ja kush është çelësi i suksesit te Teuta, “Skela” i ri i Kombëtares jam i sigurt se do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2018 | 8:37

Tefik Osmani: Ja kush është çelësi i suksesit te Teuta, “Skela” i ri i Kombëtares jam i sigurt se do të jetë…

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, mbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani, që në fillim e ka nisur me një batutë emisionin, duke e lidhur edhe me kryeministrin Edi Rama.

48402963_222121232023752_3944297604422041600_n

“Prita sa erdhi kryeministri në ‘Top Channel’, dhe më pas erdha edhe unë. Por, unë kundërshtarin e kam në krah, ndërsa kryeministri nuk kishte asnjë kundërshtar.”

PROTESTA – Çdo futbollist, pas karrierës do të kërkonte një pension. Unë i mbështes studentët, dhe në këtë rast mbështes edhe profesorin në kërkesat e tij.

DEKLARATAT PËR SKËNDERBEUN – Osmani nuk prishet me asnjeri, thjesht thashë një të vërtetë, që duhej thënë.

TEUTA – “Mendoj se çelësi i suksesit është dyshja e presidencës, Hasanbelliu dhe Bardhi. Njëri pak më i rreptë, dhe tjetri pak më dorëlëshuar. Kanë marrë një staf që ka treguar se di të fitojë tituj. Kallaku? Nëse ai vazhdon të punojë kështu, me kokën ulur dhe pa e ngritur fare, do të bëhet Skela i ri i Kombëtares.

SKËNDERBEU – “Gëzimi thotë që Skënderbeu luan ndaj Partizanit, dhe nuk luan ndaj ekipeve të tjera. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky grup lojtarësh ka elementë të rinj. Unë e dija që me këto çuna të rinj, nëse ekipi do humbiste 2 ndeshje, do e kishte të vështirë të kapërcente këtë situatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"