Të rinjtë mbërrijnë të parët, luan edhe stafi. Partizani gati për sfidën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 10:45

Të rinjtë mbërrijnë të parët, luan edhe stafi. Partizani gati për sfidën ndaj Laçit

Partizani zhvilloi dje stërvitjen e fundit në prag të takimit të sotëm ndaj Laçit. Në këtë stërvitje, e cila nisi në 11:00, Shehi punoi detajet e fundit.

partizani

Të parët që zbarkuan në fushë ishin të rinjtë Birçaj dhe Kote. Pas pak mbërrijnë të gjithë dhe nisin të xhonglojnë me topin, ku përfshihen edhe i gjithë stafi, bashkë me drejtorin Abilaliaj. Nga ana tjetër, Atanaskoski ishte i vetmi, që kreu ushtrime nxehjeje para nisjes së seancës.

Drejtori Olsi Rama e ndoqi stërvitjen nga shumë pranë, madje në momentet e para të saj zbriti edhe në fushë, ku ndiqte lëvizjet me vëmendje. Sembene nuk u stërvit dje, teksa Bintsuka dhe Mba, nisën veprimet me topin. Shenjë e mirë për rikuperimin.

PA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"