“Të gjithë të tjerët humbin vlerën para Realit”, Gyler “thumbon” Barcelonën: Jam në klubin më të madh në botë
Arda Gyler u prezantua si futbollisti më i ri i Realit të Madridit, më “galaktikët” që mundën konkurrencën me Barcelonën dhe Milanin për talentin e Turqisë. Në konferencën e prezantimit, Arda Gyler u shoqërua nga presidenti Florentino Perez, aty ku tha dhe fjalët e para si madrilen.

Si ndiheni?
Si fillim, dua të kujtoj Di Stefanon. Ky është klubi më i madh në botë dhe ajo që ndjej tani është krenari.
Përse Madridi dhe jo Barcelona?
Është e vërtet që kisha shumë oferta, por prioriteti im ishte gjithmonë Reali i Madridit.
Për ata që nuk të njohin, si luan Arda Gyler?
Më pëlqen të krijoj, por gjithashtu të jem dhe ofensivë. Unë mund të jem një mesfushor i pastër ose dhe i përqendruar në një krah. Ku luaj më pas është zgjedhja e trajnerit.
Jeni gati që të konkurroni me Belingham, Modriç ose Kros?
Po jam gati. Kam ardhur këtu për të punuar, për të dhënë gjithçka në klubin më të madh në botë. Nuk kam në mëndje ndonjë transferim nga këtu.
E përjashtoni mundësinë e një huazimi?
Po e përjashtoj atë mundësi. Dua të qëndroj te Reali.
Ishte huazimi pjesë e negociatave, ashtu siç u fol në fillim?
Ata (Reali) më kanë dhënë mundësinë për të luajtur këtu. E përsëris, nuk mendoj të largohem në huazim. Reali më ka transferuar dhe unë kam ardhur këtu për të luajtur.
Kush është idhulli yt?
Kristiano, Ozil, Guti… unë dua të bëhem një legjendë si ata, prandaj erdha këtu.
A keni folur me Ozilin?
Po. Ai është si një vëlla. Ai më tha që ky është klubi më i rëndësishëm në botë dhe më ka dhënë shumë këshilla.
Dhe Ançeloti? Çfarë ju vjen në mendje në fillim kur flitet për të?
Trajneri më telefonoi dhe më tha se donte të më shikonte live. Ai më tha se më donte në skuadër dhe se ku do më fuste. Po, kemi pasur shumë bisedime. Sa i përket pyetjes së dytë, finalja e Champions-it më vjen në mendje, të cilën e kam parë me miqtë e mi.
Është e vërtetë që ju mund të firmosnit me Barcelonën?
E përsëris që ka pasur shumë klube të cilat kanë bërë oferta. Por sapo Reali u paraqit, atëherë të gjitha të tjerat humbën vlerën.
Nëse do të shkoni huazim, në cilin skuadër do të kishit dëshirë?
Siç e thash dhe më parë. Shumë klube shfaqën interes ndaj meje, por këtu më kanë garantuar që do të luaj. Ka mbaruar. Të shkoj në huazim nuk është në planet e mia.
Me cilin nga lojtarët në skuadër ke dëshirë të luash?
Mendoj se të gjithë janë lojtar të mëdhenj. Për mua, Modriç është mesfushori më i mirë në botë. Jam i sigurt që do të mësoj shumë nga ai.
Të kanë premtuar numrin 10 në të ardhmen?
Nuk di asgjë për këtë. Për mua Modriç është mesfushori më i mirë në botë, asgjë më shumë.
Sa e vështirë ishte të linit Fenerbahçen?
Disi e vështirë. Por klubi më i madh në botë të kontakton dhe përveç kësaj, ti mund të kontribuosh me një shumë të madhe parash te Fenerbahçe… duhet të ndodhte. E dua shumë atë klub dhe shpresoj që ata të më kuptojnë.
Përgatiti: JON LUMANI – PANORAMASPORT.AL













