“Tani fitoj më shumë se 10 mijë euro në muaj”, kush është portieri që la futbollin për… OnlyFans

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 21:05

“Tani fitoj më shumë se 10 mijë euro në muaj”, kush është portieri që la futbollin për… OnlyFans

Nga mbrojtja e portës me dorezat në duar te regjistrimi në platformën për të rritur OnlyFans. Një jetë krejtësisht e kthyer përmbys për Miguel Angel Guerrero, një ish-portier i cili vendosi të linte futbollin për të nisur një aventurë të re, krejtësisht ndryshe nga ajo e mëparshme në fushën e lojës.  

Guerrero-1024x578

E kjo zgjedhje e bëri të afro 10 mijë euro në muaj. Guerrero, 30 vjeçar, një ish-portier spanjoll që u rrit në ekipet e të rinjve të Kordoba dhe Sevilja, ai u huazua në disa ekipe në ligat e ulëta. I fundit ishte Velez, një klub i kategorisë së katërt, me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2025. Por, siç raporton “goal.com”, muajt e fundit Guerrero ka vendosur ta mbyllë me sportin, të heqë dorezat nga duart dhe të ndryshojë jetën. 

Ish-portieri, i cili së fundmi xhiroi edhe filmin e tij të parë hard, hapi një kanal në “OnlyFans”. Spanjolli foli për këtë në një intervistë për të përditshmen “AS”, teklsa zbuloi: 

 “Në fillim nisa me gjëra të lehta, pastaj u rrita gjithnjë e më shumë… Nuk ka muaj që të ardhurat e mia të bien nën pesë shifra (10 mijë euro). Një herë një person më ofroi 500 euro vetëm për të pirë një kafe dhe për të kaluar një orë së bashku. E ky person nuk kërkoi asgjë seksuale”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"