Supersfida ndaj Partizanit, Shkëmbi: Për futbollistët është diçka eksta, na kënaq vetëm fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2018 | 21:08

Supersfida ndaj Partizanit, Shkëmbi: Për futbollistët është diçka eksta, na kënaq vetëm fitorja

Teuta do të përballet ditën e shtunë me Partizanin në “Niko Dovana” në një sfidë përcaktuese për objektivat e klubit durrsak. Trajneri i “Djemve të Detit”, Bledi Shkëmbi, foli ditën e sotme në një prononcim për “Supersport” në lidhje me supersfidën ndaj të kuqve, ku u shpreh:

Shkembi2

“Ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje këtij kampionati. Patjetër që kundër Partizanit apo Skënderbeut e kam thënë gjithmonë që për futbollistët është diçka ekstra. Mundohet të japin gjithmonë atë maksimumin e tyre.

Shpresoj që futbollistët të japim maksimumin dhe të marrin një fitore. Do të hymë në ndeshje të luajmë në mënyrën tonë, pra për të fituar, por pas ndeshjes, do ta shikojmë se me çfarë do të kënaqemi do të kënaqemi.

Në futboll, mund të luash shumë mirë dhe nuk arrin të fitosh, ose mund të luash dobët dhe të fitosh, prandaj them se për rezultatin dhe mënyrën se si kemi luajtur do te shohim pas ndeshjes.

Mungesat? Në këto ndeshjet e rëndësishme do donim t’i kishim të gjithë lojtarët. I besoj grupit të lojtarëve që kam në dispozicion. Stërviten të gjithë për të pritur momentin. Shpresoj që ata të cilët do të hyjnë për të luajtur ta shfrytëzojnë këtë moment.

Mungesa e tifozerisë? Është e vërtetë, është një ngërç që ne e kemi. Shpresoj që në këtë ndeshje ata të kthehen. Që në fillim kemi menduar që me rezultate të mundohemi t’i kthejmë tifozët e Teutës në stadium. Shpresoj që kjo të jetë ndeshja dhe momenti i duhur që ata të vijnë të na mbështesin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"