Superliga e Kosovës/ Drita rihap garën për titullin, Prishtina “shpartallon” Dukagjinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 19:26

Superliga e Kosovës/ Drita rihap garën për titullin, Prishtina “shpartallon” Dukagjinin

U luajtën sot 2 ndeshjet e prapambetura të javës së 25-të, të Superligës së Kosovës. Drita fiton minimalisht 1-0 kundër Feronikelit, ndërsa nuk kishte shumë histori ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, ku kryeqytetasit fituan me rezultatin e thellë 5-0.

DRITA

Ishte mbrojtësi Ovouka, ai që u bë heroi i ndeshjes për ekipin e Dritës. 24-vjeçari shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 79’ të lojës.  Ndërsa për Prishtinën autorët e golave ishin Limani më një gol, dhe Pafqelli bashkë me Hamitin që realizuan nga dy herë secili.

Me këtë fitore shumë të rëndësishme, Drita tashmë pozicionohet në vendin e 3-të në renditjen e kampionatit, vetëm 2 pikë larg Ballkanit të vendit të parë. Mund të themi se gara për titull është hapur përsëri, duke marrë parasysh rezultatet e dobëta që ka marrë Ballkani këto javët e fundit, dhe Dritën bashkë me Llapin, që i janë afruar shumë kampionëve në fuqi.

sdfdsfdsfdsfdsfdsfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"