Super Kupa 2020, Shqipëria kandidon për të organizuar finalen me “Arenën Kombëtare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2018 | 18:14

Super Kupa 2020, Shqipëria kandidon për të organizuar finalen me “Arenën Kombëtare”

UEFA ka bërë publike, nëpërmjet një njoftimi, nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të qenë vende organizatore për Super Kupën e vitit 2020. Procedura për këtë përzgjedhje u lançua në 8 dhjetor 2017, dhe afati për të shfaqur interes për organizimin e këtij evenimenti ishte deri në 12 janar 2018.

superkupa

Deri më tani, janë 9 federatat europiane që kanë shfaqur interes, dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila në garë kandidon me Arenën Kombëtare, edhe pse stadiumi ende nuk ka përfunduar. Mes kandidaturave të tjera janë edhe Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izraeli, Kazakistani, Moldavia, Irlanda e Veriut dhe Portugalia.

Propozimet përfunditare do të kenë kohë të dorëzohen deri më 29 mars 2018, dhe më pas në maj do të jetë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që do të përzgjedhë vendin organizator për Super Kupën e vitit 2020.

LISTA E FEDERATAVE QË KANË SHFAQUR INTERES

  • Albania, Tirana, National Arena
  • Belarus, Minsk, Dinamo Stadium
  • Finland, Helsinki, Helsinki Olympic Stadium
  • France, Nice, Grand Stade de Nice
  • Israel, Haifa, Sami Ofer
  • Kazakhstan, Almaty, Almaty Central Stadium
  • Moldova, Chisinau, Zimbru Stadium
  • Northern Ireland, Belfast, National Football Stadium at Windsor Park
  • Portugal, Porto, Dragão Stadium

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"