Sulmuesit të kombëtares serbe i del emri te Partizani, por “demat”… (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2022 | 14:44

Sulmuesit të kombëtares serbe i del emri te Partizani, por “demat”… (VIDEO)

Partizani ka kryer deri tani në merkaton e verës 6 afrime zyrtare dhe një huazim për ndeshjet e Europës, Edison Ndreca, nga Kukësi.

ANDRIJA PAVLOVIC 1

Por merkatoja e të kuqve nuk quhet e mbyllur, pasi të kuqtë presin përforcime kryesisht në mbrojtje dhe sulm.

Në kuadrin e zërave të merkatos së Partizanit, së fundmi në skenë ka dalë një emër bombastik, pasi bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares serbe, Andija Pavloviç.

Interesante duket si lëvizje, por mbetet për t’u parë nëse do të mbetet thjesht zhurmë merkatoje apo tratativë e mundshme.

Sajti i specializuar për vlerën e kartonëve dhe lëvizjeve të futbollistëve në merkato, “Transfermarkt”, e liston qendërsulmuesin serb te rubrika e zërave të lëvizjeve të mundshme në merkato.

PAR

28-vjeçari ka kontratë me danezët e Brondbisë deri në verën e 2024-ës dhe nëse është i vërtetë si lajm, mbetet për t’u parë se si mund të përfundojë te “demat”, në huazim apo me blerje kartoni.

Sipas “Transfermarkt”, ky kalim i sulmuesit, që ka luajtur pesë ndeshje me kombëtaren serbe, për momentin ka 55% mundësi që të realizohet.

“Panorama Sport” u interesua në klub në lidhje më këta zëra të merkatos që lidhen me “pykën” serbe, por nga drejtuesit është mohuar në mënyrë kategorike.

Madje, në klub pohojnë se jo vetëm Pavloviç, por edhe disa emra të tjerë në të shkuarën janë lidhur me Partizanin nga persona të ndryshëm në mënyrë sponsorizimi vetëm që t’u rrisin vlerën dhe interesimin.

ANDRIJA PAVLOVIC

Karriera e Andrija Pavloviçit ka ardhur në rënie, pasi vlerën më të madhe e pati në 2016-ën ku u shit për 2 milionë euro nga serbët e Çukariçkit te Kopenhagen për 2 milionë euro.

Aktualisht, sipas “Transfermarkt”, vlera e kartonit të sulmuesit serb është 400 mijë euro. Mbetet për t’u parë se çfarë zhvillimi do të ketë kjo pistë, pasi edhe në të shkuarën ka pasur emra që janë mohuar në fillim nga klubi, por në fund janë konkretizuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"