Postuar: Qershor 15, 2023 | 13:33
Sulmuesi i Italisë kërcënon Spanjën nëpërmjet një taksisti: I eliminoj dhe shënoj dy gola në finale
Italia do të luajë sot gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve përballë Spanjës. Të kaltrit do të synojnë të shkojnë në finalen e madhe, aty ku i pret Kroacia që arriti të eliminonte Holandën. Ndërkohë, sulmuesi i Italisë, Mateo Retegui është i bindur për paraqitjen e tij në këto dy ndeshje.
Gjatë rrugës nga Santa Maria Covella për në Konverçiano, Retegui ka biseduar me taksistin që e ka shoqëruar. Ai është shprehur se do të shënojë ndaj Spanjës dhe është i bindur se do të bëjë edhe një dy golësh në finale.
“Do të shënoj kundër Spanjës dhe do të shënoj 2 të tjerë në finale. Jam i sigurt”, i thotë sulmuesi italian taksistit që e shoqëronte.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"