Suksesi në derbin e Vlorës, futbollisti i Flamurtarit: Fitore e rëndësishme, sa mirë që shënuan tre brazilianë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 10:51

Suksesi në derbin e Vlorës, futbollisti i Flamurtarit: Fitore e rëndësishme, sa mirë që shënuan tre brazilianë!

Erik Flores gjen golin e parë me fanellën e Flamurtarin. Ishte pikërisht ai që hapi serinë e rrjetave në derbin kundër Orikut. Braziliani shprehet i lumtur që më në fund e bëri “sefte”, e megjithatë paralajmëron se ky është vetëm fillimi. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, ai premton maksimumin me vlonjatët.

ERIK FLORES

“Një fitore e rëndësishme. Treguam vazhdimësi dhe ruajtëm pozitat në renditje. Nuk ishte një ndeshje e lehtë sigurisht, por ishim të angazhuar për të bërë më të mirën.

Nuk e vija aspak në diskutim marrjen e pikëve të plota. Jam i kënaqur për ekipin, por edhe për faktin se vendimtar ishim ne brazilianët. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ecim përpara në realizimin e objektivave që klubi ka.

Kam gjetur një ambient shumë të mirë në Vlorë. Ndihem i respektuar nga të gjithë. Është një klub i mirorganizuar. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të jap maksimumin tim”, shprehet Flores.

E.SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"