Soue i ofrohet Partizanit, pritet përgjigja e Olsi Ramës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2018 | 23:13

Soue i ofrohet Partizanit, pritet përgjigja e Olsi Ramës

Pas zyrtarizimit të Rubin Hebaj, Partizani është duke menduar për një tjetër goditje të bujshme në repartin e sulmit. Bëhet fjalë për “Këpucën e Artë” të sezonit të kaluar Ali Soue.

Soue

Menaxherët shqiptarë në bashkëpunim me agjentin e lojtarit Mirian Peruci, po tentojnë të rikthejnë në Kategorinë Superiore, ish-sulmuesin e Skënderbeut, i cili është në pronësi të Kievos.

Gjithsesi në ditët e ardhshme pritet një përgjigje nga ana e drejtorit Olsi Rama si dhe e trajnerit Skënder Gega. Në qoftë se këta do të japin OK për transferimin, atëherë gjërat do bëhen më konkretë.

Në rast se Ali Soue do të veshë fanellën e kryeqytetasve, atëherë sulmi i Partizanit do të behej më të vërtet i frikshëm me dyshen Hebaj-Soue.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"