Sota nuk ndryshon mendje: Partizani është më i miri, në fushë dhe jashtë saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 19:49

Sota nuk ndryshon mendje: Partizani është më i miri, në fushë dhe jashtë saj

Eljon Sota është kthyer në një element të rëndësishëm të Partizanit me paraqitjet e tij në këtë kampionat. Mbrojtësi vlerëson rolin e ri që i është dhënë, teksa pas barazimit 1-1 me Vllazninë, edhe pse ekipi humbi kreun, insiston se të kuqtë janë ekipi më i mirë në Shqipëri.

sota

“Kjo ishte një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi me lojtarë cilësorë. Unë luaj si me katër, si me tre, kështu më jep liri që të shkoj edhe më para.

Mungesa e Bitrit ndjehet se është lojtar që kishte krijuar eksperiencë e besim, e ndihmonte shuëm ekipin. Por të gjithë ndjehemi mirë, mjafton që ekipi të ecë mirë dhe ne lojtarët ndjehemi mirë.

Partizani skuadra më e mirë? Jam i të njëjtit mendim dhe nuk e ndryshoj. Kur e thashë kështu, nuk e thashë vetëm në fushë por edhe për organizimin, kushtet që i krijon lojtarëve. Por edhe në pjesën e fushës, më të mirët jemi”, tha Sota për “Oversport” pas duelit me Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"