Sot seanca e fundit në Tiranë, ja axhenda e kuqezinjve para ndeshjes me Çekinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 16:22

Sot seanca e fundit në Tiranë, ja axhenda e kuqezinjve para ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja shqiptare nisi dje zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania”, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian “Gjermani 2024”.

355129008_646639144165263_1369974341724959212_n

Ndërkohë, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe sot në Tiranë, ndërkohë që nesër do të udhëtojë drejt Pragës me çarter. Pas një seance stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, ditën e enjte do të vijë edhe përballja e parë.

Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet dhe një seancë stërvitore dhe me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"