Sopoti, problem çështja e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2014 | 9:24

Sopoti, problem çështja e stadiumit

SopotiNjë problem i pazgjidhur në Librazhd mbetet stadiumi i qytetit, që është jashtë çdo standardi të kërkuar nga FSHF. Në takimet e zhvilluara këto ditë mes drejtuesve dhe lojtarëve apo tifozëve të ndryshëm nuk ka mbetur pa u prekur edhe kjo çështje. “Stadiumi nuk u bë për mungesë fondesh, – kanë thënë drejtuesit, – pasi ministria vuri si prioritet për qarkun tonë ndërtimin e stadiumit të Elbasanit dhe kështu që mbetëm ne, për momentin. Por nuk mendojmë ta lëmë kështu fushën dhe ambientet tona sportive. Këto ditë do të nisim nga puna për rehabilitimin e fushës, duke ndërhyrë atje ku ka më shumë nevojë. Po ashtu do të pajisim shkallët e stadiumit me stola, duke krijuar komoditet për sportdashësit. Ndërsa në dhomat e zhveshjes do të bëjmë riparime”.
L.Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"