SONDAZHI/ Sulmuesit kuqezi po shkëlqejnë me gola, kush duhet ta ketë vendin e sigurt në Euro 2024?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 21:26

SONDAZHI/ Sulmuesit kuqezi po shkëlqejnë me gola, kush duhet ta ketë vendin e sigurt në Euro 2024?

Një nga detyrat më të vështira të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të jetë të përpilojë listën përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në Euro 2024. Dhe si rrallëherë, reparti i avancuar është ai ku alternativat janë më të shumta dhe ku ka mundësi të mëdha zgjedhjesh.

shqiperia

Në sondazhin e radhës të “Panorama Sport”, lexuesit duhet të zgjedhin sulmuesin për të cilin mendojnë se duhet të ketë medoemos vendin e sigurt në radhët e përfaqësueses shqiptare për turneun e kësaj vere.

Në listë janë emrat e zakonshëm që kanë shtyrë Shqipërinë drejt kualifikimin, por edhe lojtarë si Manaj e Broja që nuk kanë qenë asnjëherë nën urdhrat e brazilianit, apo të rinj shumë premtues si dy vëllezërit Shpendi që shihen si alternativa për të ardhmen.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e sondazhit, mund të bëjnë përzgjedhjen e tyre më poshtë, apo në rubrikën e sondazheve në faqen e internetit të “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"