Skuadrat italiane në finalet ndërkombëtare, Seria A detyrohet të ndryshojë kalendarin e javës së fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 0:00

Skuadrat italiane në finalet ndërkombëtare, Seria A detyrohet të ndryshojë kalendarin e javës së fundit

Liga Italiane e Futbollit nuk ka bërë ende  zyrtare datat dhe oraret e javës së fundit të këtij edicioni të Serisë A. Por mediat italiane janë të sigurta se ajo do të bëjë ndryshime për shkak të situatës të pazakontë, me skuadra italiane në të gjitha finalet e kompeticioneve ndërkombëtare për klube.

asdsadada

Nëse java e fundit teorikisht nuk ndikon në ndeshjen e Romës, e cila luan në mesjavë finalen e Ligës së Europës ndaj Seviljes, Seria A do të ndryshojë planet e saj sa i përket Interit dhe Fiorentinës, të cilat janë të impenjuara përkatësisht në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Konferencës.

Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet e të dielës së ardhshme të të dy ekipeve, do të afrohen me një ditë, duke u luajtur të shtunën, në mënyrë që të ndihmojnë ekipet që të përgatiten më qetësisht për sfidat ndërkombëtare.

Interi luan në javën e fundit ndaj Torinos në transfertë, ndërsa Fiorentina gjithashtu luan jashtë, në fushën e Sasuolos.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"