Skënderbeu grumbullohet në Durrës, me grupin bashkohet dhe Ardit Hoxhaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 15:49

Skënderbeu grumbullohet në Durrës, me grupin bashkohet dhe Ardit Hoxhaj

Skuadra e Skënderbeut është grumbulluar sërish për të filluar stërvitjen për ndeshjet që do të zhvillojë gjatë kësaj jave. Ekipi korçar do të zhvillojë të mërkurën ndeshjen përballë Veleçikut në kuadër të Kupës së Shqipërisë.

B1E5123B-04CB-4E4D-B7B2-B18B9685CB57-1400x787

Më pas ditën e hënë të javës tjetër ekipi i drejtuar nga Orges Shehi do të përballet Flamurtarin në Kategorinë Superiore. Bardhekuqtë janë mbledhur në Tropikal Resort dheme ekipin është bashkuar edhe lojtari Ardit Hoxhaj i cili po punon për të fituar gjendjen fizike.

shehi

Ndërkohë klubi njofton gjithashtu se Zenel Gavazaj ka pasur probleme me gishtat e dorës së djathtë dhe nuk është në gjendje optimale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"